
Skulptura e famshme ‘Ëndrra vazhdon’, krijuar nga Deamishel dhe banorët e Big Brother, mësohet se është shitur në emisionin ‘Artkand’.
Qëllimi ishte për të ndihmuar sadopak familjen e Pal Kolës, rojës së Top Channel, i cili humbi jetën gjatë sulmit të 27 marsit, kur në drejtim të godinës u hodhën breshëri plumbash.
Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga biznesmeni Bujar Zhuri.
Zhuri falënderoi të gjithë ekipin e banorëve për skulpturën e realizuar. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e Pal Kolës dhe uroi të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen “Gëzuar Pashkën”.
Deamishel u përlot nga lajmi i mirë i shitjes së skulpturës.
Lini një Përgjigje