TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2023, 17:01

Mungoi në dasëm, Luizi zbulon pse nëna e tij nuk mori pjesë në celebrimin e tij me Kiarën

Shkruar nga Pamfleti
Mungoi në dasëm, Luizi zbulon pse nëna e tij nuk mori pjesë
Luizi dhe Kiara

Ditën e shtunë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Pas propozimit të këngëtarit, në natën finale të Big Brothet Vip Albania ata u bënë ligjërisht burrë e grua në një ceremoni të bukur në Bashkinë e Tiranës.

Në ceremoni ishin të pranishëm njerëzit më të afërt të Kiarës, por ajo që ra në sy ishte mungesa e familjes së Luizit.

Nëna e tij ishte në gjysmëfinale në shtëpinë e BBV për të surprizuar të birin, ndërsa të nesërmen u takua me Kiarën, por ajo nuk mori pjesë në dasmën e tyre zyrtare.

E po ashtu as motra e tij. Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë për këngëtarin.

Përgjigjen duket se e ka dhënë vetë Luizi. Në festën e organizuar në përfundimit të ‘Big brother’ ai ka thënë se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë.

Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente.

Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, kësaj here si pjesë e produksionit.

 

luizi kiara celebrim

Lini një Përgjigje