Fituesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, i ka dërguar një mesazh publik mikut të tij të ngushtë, DJ Gimbo, i cili aktualisht është pjesë e sezonit të pestë të formatit.
Përmes rubrikës “Big Love”, Gjesti u shfaq me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe motivues për Gimbon, duke e nxitur që të mos ndikohet nga dinamika e brendshme e shtëpisë dhe të shfaqë veten ashtu siç është.
“Kqyre bab direkt pa rrotulla, krejt jeni të mirë e të bukur, e tonat mashalla, po veç një yll po mungon aty e ai je ti. Qite veten qysh je, shprehu, kallxoju krejtve çfarë zemre ki. Ndaq me i fitu zemrat e tjerëve, ajo është ma e rëndësishmja. Se për çmim e kemi fitu njëherë. Kshtu që mos ia lsho rrugën kurrkujt, se s’ka mëshirë kërkush për ty. Të pres jashtë, është koha jonë, se boll u bo mo”, shkroi ai në mesazhin drejtuar shokut të tij.
DJ Gimbo e priti me emocion mesazhin, duke e falënderuar publikisht Gjestin para kamerave.
Banorët e tjerë e duartrokitën mesazhin, ndërsa ishte Rogerti ai që iu drejtua Gimbos, duke i sugjeruar se duhet ta kuptojë më thellë domethënien e mesazhit që mori.
Lini një Përgjigje