TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Shkurt 2026, 13:33

Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj ndajnë lajmin e madh: Nëna e tyre përfundon terapitë

Shkruar nga Pamfleti

Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj ndajnë lajmin e madh: Nëna e tyre

Pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë, Beatrix dhe Alban Ramosaj kanë ndarë me ndjekësit një lajm prekës: nëna e tyre, Antigone Ramosaj, ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe terapinë me rreze.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, dyshja e artistëve e përshkruajnë këtë periudhë si një nga sfidat më të mëdha që kanë përjetuar si familje, duke theksuar se rrugëtimi ka qenë i mbushur me vështirësi emocionale dhe fizike.

“Përqafimi për të cilin jemi lutur. Ka qenë një udhëtim i vështirë, i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë,” – kanë shkruar ata.

Artistët nënvizojnë se kjo përvojë u ka rikujtuar sa e brishtë dhe e çmuar është jeta, si dhe rëndësinë e qëndrimit pranë njerëzve të dashur në çdo moment.

Ata bëjnë me dije se në mes të muajit mars, nëna e tyre do t’i nënshtrohet skanimit të parë kontrollues pas përfundimit të terapive, duke shpresuar dhe lutur për një rikuperim të plotë.

“Ne shpresojmë, lutemi dhe e manifestojmë që rezultati të jetë rikuperim i plotë nga kjo sfidë. Të duam shumë, nënë,” – përfundon mesazhi i tyre, që ka prekur mijëra ndjekës.

Lini një Përgjigje