TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Nëntor 2025, 14:14

Mevlan Shaba me probleme shëndetësore, shfaqet optimist nga spitali

Shkruar nga Pamfleti

Mevlan Shaba me probleme shëndetësore, shfaqet optimist nga spitali

Ish-banori i ‘Përputhen’, Mevlan Shaba, ka shqetësuar ndjekësit e tij pas një postimi të fundit në Instagram, ku shihet në spital me serum në dorë, por nuk ka dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka shkruar vetëm: “Më mirë do bëhet”, duke u munduar disi të qetësojë ndjekësit dhe të afërmit e tij.

Për më tepër, Mevlani ka zgjedhur që të mbajë një jetë private dhe larg vëmendjes mediatike, pas daljes nga reality show. Ai tani jeton një jetë më të qetë me partneren e tij, Ornelda, dhe vajzën e tyre, Mei.

Pas periudhës së famës, Mevlani është fokusuar më shumë te familja dhe ndjekësit kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e tij.

Për momentin, ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor e ka detyruar atë të shkojë në spital, por ndjekësit janë të shqetësuar dhe po e mbështesin atë në këtë periudhë. Pas postimit, shumë fansa kanë lënë komente inkurajuese, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

Ndjekësit janë në pritje të më shumë informacioni mbi gjendjen e tij.

Mevlan Shaba me probleme shëndetësore, shfaqet optimist nga spitali

mevlan shaba spital

Lini një Përgjigje