TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Maj 2026, 14:50

Meryl Streep zbulon përplasjet me Goldie Hawn gjatë xhirimeve të filmit ikonik

Shkruar nga Pamfleti

Meryl Streep zbulon përplasjet me Goldie Hawn gjatë xhirimeve të

Marrëdhënie perfekte në ekran, por jo gjithmonë edhe pas kamerave. Meryl Streep ka zbuluar së fundmi disa detaje nga prapaskenat e filmit kult “Vdekja të zbukuron”, ku ka bashkëpunuar me Goldie Hawn dhe siç rezulton, xhirimet nuk kanë qenë gjithmonë “të lehta si komedi”.

Sipas Streep, një nga pikat e nxehta mes tyre ka qenë disiplina e kohës. Ajo e përshkruan veten si tepër strikte me oraret, ndërsa Hawn shpesh mbërrinte me vonesë në set, duke krijuar tensione të vogla gjatë procesit të xhirimeve. Një kontrast që, sipas saj, ndihej sidomos në ditët me skena të ngjeshura.

Megjithatë, Streep e zbut menjëherë tonin: për pjesën tjetër të ekipit, Goldie Hawn mbetej një prani e këndshme, e natyrshme dhe plot humor.

Në një rrëfim të saj, aktorja thekson: “Unë isha shumë e përpiktë me kohën, ajo kishte një qasje më të lirshme”, duke lënë të kuptohet se diferencat ishin më shumë stil pune sesa përplasje personale.

Madje, në shumë skena komike të filmit, të dyja shpërthenin shpesh në të qeshura, duke e kthyer setin në një atmosferë më shumë argëtuese sesa të tensionuar.

Filmi “Vdekja të bën të bukur”, (Death becomes Her, orig.) ku ato interpretojnë dy rivale që luftojnë për rininë e përjetshme dhe dashurinë e një burri, mbetet një nga sukseset më të njohura të viteve ’90 dhe sot konsiderohet një klasik i zhanrit.

Në fund, Streep e përmbledh eksperiencën si një nga më të veçantat e karrierës së saj, duke theksuar se edhe përplasjet e vogla në set nuk ia kanë zbehur aspak kujtimin për këtë projekt që ka mbetur në historinë e kinemasë.

Meryl Streep zbulon përplasjet me Goldie Hawn gjatë xhirimeve të

meryl streep goldie hawn vdekja te zbukuron

Lini një Përgjigje