TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Maj 2026, 14:10

Kanye West përgatitet për të ardhur në Shqipëri, Drake i dhuron flamurin kuq e zi

Shkruar nga Pamfleti

Kanye West përgatitet për të ardhur në Shqipëri, Drake

Një postim i fundit në Instagram nga Kanye West ka “shpërthyer” rrjetin, duke u bërë viral brenda pak orësh dhe duke ndezur diskutime pa fund.

Në foton që po qarkullon kudo, shihet Drake teksa i dorëzon reperit amerikan xhupin e kuq me shqiponjën e zezë, një simbol që për shqiptarët peshon më shumë se moda.

Detaji që e bën edhe më intriguese këtë moment? Drake është parë më herët me të njëjtin xhup në një nga videot e tij muzikore, çka i shton akoma më shumë mister marrëdhënies së reperit me vendin e Shqiponjave

Dy superyje globalë, një simbol kombëtar dhe një foto e vetme mjaftuan për të ndezur reagime zinxhir. Nga krenaria te surpriza, fansat, shqiptarë dhe të huaj, po e kthejnë këtë moment në një nga më të komentuarit e ditëve të fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@jesusisking)

drake kanye west flamuri shqiptar

Lini një Përgjigje