TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2023, 11:32

Merr fund historia me Vivien, Getinjo largohet nga rrjetet sociale: Po kaloj periudhë depresioni

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund historia me Vivien, Getinjo largohet nga rrjetet sociale: Po kaloj

Rrjetet sociale ditët e sotme janë diçka e pandashme e rutinës sonë. Por, gjithashtu e dimë se përveç të mirave kanë edhe shumë anë negative që ndikojnë në shëndetin tonë mendor.

Shpesh personazhe të njohur kanë dalë publikisht dhe kanë folur për këtë tematikë, madje shumë prej tyre edhe janë zhdukur përkohësisht nga ato.

Një gjë të tillë ka bërë edhe Getinjo së fundmi, ku ka lajmëruar se do të largohet nga rrjetet e tij sociale për shkak se po kalon një periudhë depresioni.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në Instastory.

Ndërkohë përpos kësaj në rrjet u përfol edhe se ai dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë temë e ka prekur pakëz Geti në statusin e tij në Instagram ku lë të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.

“Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëjë me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”, ka përfunduar reperi.

Merr fund historia me Vivien, Getinjo largohet nga rrjetet sociale: Po kaloj Merr fund historia me Vivien, Getinjo largohet nga rrjetet sociale: Po kaloj

vivien ndarja getinjo

Lini një Përgjigje