TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2023, 10:08

Shoqja e Efit nxjerr blof moderatoren: Kiara Tito po gënjen, ja faktet

Shkruar nga Pamfleti

Shoqja e Efit nxjerr blof moderatoren: Kiara Tito po gënjen, ja faktet

Efi Dhedhes nuk i ka mbajtur dot lotët pas debateve të ashpra me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon gjatë spektaklit të së shtunës.

Gjatë momentit kur do të bënte nominimet, ajo është pyetur nga Arbana Osmani dhe në lot ka deklaruar se nuk do të flasë më gjatë, pasi është e zhgënjyer, nga Kiara.

Efi: Dua të them nominimet e nuk dua të flas.

Arbana: Se të shoh pak të ngarkuar

Efi: Pse më pyet atëherë?

Arbana: Se dua të të qetësoj se kur të shoh me lotët që mezi i mban në grykë, dua të të qetësoj, prandaj se e di që nuk është e lehtë se ke hyrë duke menduar të tjera gjëra, e ke gjetur të tjera gjëra.

Efi: Problemi është që kur e pyet një njeri shpërthen në këtë mënyrë e nuk kam çfarë flas. Nuk është ideja që prita diçka tjetër thjesht e zhgënjyer nga njerëz që më dolën tjetër nuk e kam për Luizin e kam vetëm për Kiarën.

Por nga ana tjetër, në “Instagram” e Efit, janë postuar video mesa duket nga telefoni i saj, ku shihet emri i Kiarës që ka pasur një telefonatë me të ditën e shtunë, pak para se vajzat të futeshin në BBV për herë të dytë.

Mikja e Efit thotë se ka qenë dëshmitare e telefonatës ku Kiara i ka dëshmuar se nuk ka pasur asgjë konkrete me Efin, apo hatërmbetje:

‘Fact check, Kiara Tito po gënjen. Ke marrë bilës në orarin perfekt të golden hour, keni folur e keni qeshur me efin, keni bërë mjau, mjau, pspsps’ është postimi që shoqëron videon, ku shihet se Kiara ka folur në telefon me Efin. Më pas, në një tjetër postim, sërish në Instagramin e Efit, shkruhet:

‘Efi Dhedhes 100% e sinqertë. Harroi t’i kujtonte telefonatën e ditës që është futur në BBV: Alo Kiara, ka mundësi sonte të futem. Ke ndonjë porosi, merak apo diçka që do doje nga unë?

Kiara: Jo, kam besim tek ti..(ajo as nuk i tregoi që do futet edhe vetë). Të paktën tek kjo telefnatë isha vetë dëshmitare. Jepi Efi, se je on Top. Lufto si gjithmonë për veten tënde’, përfundon postimi i shoqes së Efit.

Shoqja e Efit nxjerr blof moderatoren: Kiara Tito po gënjen, ja faktet Shoqja e Efit nxjerr blof moderatoren: Kiara Tito po gënjen, ja faktet Shoqja e Efit nxjerr blof moderatoren: Kiara Tito po gënjen, ja faktet

shoqja e efit kiara genjeshtra

Lini një Përgjigje