
Një përplasje e fortë ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm mes Bledi Manes dhe Qetsorit.
Ajo që bëri përshtypje ishin fjalët kërcënuese të Qetsorit drejtuar Bledit, ndërkohë që u shpreh se do t’u hedhë lloj- lloj gjërash në ushqim që të mos e hanë.
“Po po do t’ju hedh kripë, do t’ju hedh lloj-lloj gjërash në ushqim. Pse kush je ti të më tregosh mua se çfarë të bëj? Do t’ju hedh gjëra që të mos e hani ushqimin dhe të shkoni të lani pjatat.”- tha Qetsori.
Teksa pa videon e Qetsorit të thoshte që do “helmonte” ushqimin për të, Bledi ka marrë në dorë një tenxhere dhe nisi të ironizojë Qetsorin.
Bledi: Ky pilaf është katastrofë, unë ndjej neveri, faleminderit publikun që më futi në shtëpi , për t’i kallur datën këtyre lojtarëve. Gjeta një Oltë nga Vlora, ndërsa për Efin më vjen keq, se ka qënë vërtetë shoqe për Luizin.
Lini një Përgjigje