TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2024, 11:56

Meri parashikon të ardhmen për Jorin dhe Fred De Palmën: Ky do bëjë shumë fëmijë dhe shumë para

Shkruar nga Pamfleti

Meri parashikon të ardhmen për Jorin dhe Fred De Palmën: Ky do

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Jori Delli është surprizuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena, përmes një videoje live, nga i dashuri i saj, këngëtari i njohur italian Fred De Palma.

“Si ia dolën të të bindin? E keni paguar?”, tha Jori duke qeshur.

Ai iu drejtua të dashurës së tij me fjalët më të ëmbla, ndërsa në shqip i tha: Të dua!

Por nuk kanë munguar as parashikimet e Meri Shehut për çiftin, teksa tha se shenja e Akrepit në horoskop, që i përket De Palma, bëjnë shumë para. Ajo më tej me të qeshur iu drejtua Jorit: A ka para i dashuri yt?!

“Janë shumë ambiciozë, bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri yt? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra”, tha Meri.

jori delli fred de palma meri shehu

Lini një Përgjigje