TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2024, 11:00

Një 'hap' larg divorcit, JLo e quan Ben Affleck ‘hero’

Shkruar nga Pamfleti

Një 'hap' larg divorcit, JLo e quan Ben Affleck

Kohëve të fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në qendër të mediave, teksa është përfolur për një ndarje mes çiftit. Sakaq, Jennifer, orët e para të mëngjesit i ka uruar bashkëshortit të saj “Ditën e Babait”.

Këngëtarja e ‘Jenny From The Block’ ndau një foto të Benit nga filmi i tij aksion Pearl Harbor i vitit 2001, teksa e “lavdëroi” atë në këtë ditë të veçantë.

“Heroi ynë”, ka shkruar ajo së bashku me një emoji me zemër të bardhë. “Gëzuar Ditën e Babait”, shtoi ajo.

Jennifer dhe Ben nuk kanë asnjë fëmijë së bashku, por ata kanë fëmijë të tyre nga martesat e mëparshme: këngëtarja ka binjakë me ish-burrin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka tre fëmijë me ish-gruan Jennifer Garner .

Çifti, i cili u martua në vitin 2022, ka qenë në qendër të thashethemeve për ndarje së fundmi.

Një 'hap' larg divorcit, JLo e quan Ben Affleck

jlo ben affleck hero

Lini një Përgjigje