TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Janar 2025, 17:10

“Më ke kërcënuar me video intime”, Uanda Nara akuzon Mauro Ikardin: S’më lë të takoj dy vajzat

Shkruar nga Pamfleti

“Më ke kërcënuar me video intime”, Uanda Nara akuzon

Uanda Nara ka sulmuar publikisht ish-bashkëshortin e saj, Mauro Ikardi, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka treguar se ishte e detyruar t’i kalonte festat e fundvitit larg vajzave të tyre, Isabela dhe Françeska. “Me vajzat jo”, – shkroi Uanda në rrjetet sociale.

Heqja e sigurimit shëndetësor për pesë fëmijë të mitur, mos pagesa e shkollës, mos pagesa e ushqimeve, t’i lërë të jetojnë me një grua që nuk është nëna e tyre dhe të më ndalojë të flas me vajzat e mia për Krishtlindje dhe çdo ditë tjetër. A është kjo dhunë? Kërkoj drejtësi, nëse ekziston”.

Në një intervistë për programin argjentinas “LAM”, Uanda konfirmoi lidhjen e saj me Keita Balde, ish-shok skuadre i Ikardit tek Interi.

Po, unë ia thashë vetë Mauros. Në atë kohë isha ndarë prej tij dhe i tregova për atë marrëdhënie”, – pranoi 37-vjeçarja. Ajo shtoi se Ikardi e kishte kërcënuar me video intime: “Më kërcënonte se do t’i publikonte. Duhet të ketë shumë, duke qenë se kemi jetuar bashkë për 12 vite dhe në shtëpinë tonë kishte kamera kudo”.

Uanda gjithashtu zbuloi se Ikardi i kishte folur gjithmonë keq për aktoren argjentinase Çina Suarez, e cila kishte shkaktuar një krizë në martesën e tyre dhe thuhet se është rikthyer në jetën e futbollistit:

“E përçmonte gjithmonë. Thoshte gjërat më të këqija për të; që ishte e lehtë, kishte një aromë të keqe. Ka thënë gjëra të tmerrshme për të gjithë ata që na rrethonin, në mënyrë që të mos kishte guximin të dilte me të publikisht, dorë për dore”.

Ajo shtoi: “Para Çina-s, jeta jonë ishte perfekte. Tani Mauro dëshiron të ma shkatërrojë jetën”.

uanda nara modelja argjentinase mauro ikardi

Lini një Përgjigje