TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2024, 10:03

“Luizit iu shkatërrua karriera”, këngëtari indinjohet me lajmin e “Panorama”: T’i vë flakën

Shkruar nga Pamfleti

“Luizit iu shkatërrua karriera”, këngëtari indinjohet

Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikim të një deklarate noteriale për të shpëtuar nga sekuestrimi një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Pas këtij vendimi, “Panorama” pretendon se karriera e Luiz Ejllit është shkatërruar, ku i janë anuluar dhe një sërë koncertesh dhe ai vendim ka shqetësuar gjithashtu dhe ekipin e menaxhimit të këngëtarit.

Për këtë, Luizi e ka një përgjigje dhe e shkruan në llogarinë e tij të Instagramit:

“Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë. Aq shumë koncerte kam, sa që po mendoj që ta blej dhe të bëhem pronar i Panoramës, thjesht për t’i vënë flakën që mos të dalë më në treg”.

“Luizit iu shkatërrua karriera”, këngëtari indinjohet

luiz ejlli panorama flake

Lini një Përgjigje