TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2023, 12:23

Luizi kërcënon: Kam krisje me Arbana Osmanin, në maj do flas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luizi kërcënon: Kam krisje me Arbana Osmanin, në maj do flas

Gjatë premierës së filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ në Shkodër, Luizi u shpreh shumë entuziast për filmin por edhe për vijimësinë e tij. Këngëtari tha se ‘Në Kuadër të Dashurisë’ do ketë serinë e dytë, e madje deri në 5 të tilla.

Ai u ‘ngacmua’ nga gazetari i ‘Star Plus’ për marrëdhënien me Oltën:

‘Olta tha që i do shkodranët, ndaj e dua edhe Luizin’

Luiz Ejlli: Unë nuk i harroj çfarë kam kaluar me Oltën, por u bashkuam për të bërë diçka të bukur. Edhe vetë kasti ka thënë që kimia e ne të dyve nuk është e njëjta si në realitet, si në xhirime. Jemi marrë vesh shumë mirë.

Gazetari: Cila puthje ishte më e mirë, ajo në Big Brother, apo ajo në film?

Luiz Ejlli: Këto dhe të tjera kur të bëjmë dyshin, serinë e dytë.

Gazetari e ka ngacmuar edhe lidhur me Arbana Osmanin, duke mos përdorur fare taktikë, por duke e pyetur drejtpërdrejt:

Ke marrëdhënie normale me Arbana Osmanin, apo ka krisje mes jush, se kështu po flitet?

Luiz Ejlli: Krisje? S’e di për Zotin. Po ti ku e ke dëgjuar?

Gazetari: Gjithandej në media

Luiz Ejlli: Çfarë do të thotë ‘gjithandej në media’?

Gazetari: Në çdo media kjo përflitet

Luiz Ejlli: Po, ka krisje. Në maj do e zbuloj se më herët nuk më lejohet me fol. /Pamfleti

 

krisje arbana osmani luiz ejlli

Lini një Përgjigje