
I njohur për rolin e tij ikonik si “Vezirja”, aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri italian “Drag Race”.
Me të njëjtin emër 32-vjeçari u prezantua dhe e përshkroi vetën si “Drage Queen” e parë shqiptare.
Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë. Nëse nuk e kishit dëgjuar më parë, “Drag Race” Italia është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.
Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.
Lini një Përgjigje