
Jeni me fat sot të dashur Shigjetarë, sepse Hëna ka hyrë në shenjën tuaj. Kjo do ju bëjë më optimistë, bujarë, aventurierë dhe të pavarur. Do keni dëshirë për të hapur horizontin, për të zgjeruar rrethin e interesave tuaja dhe për të njohur njerëz të rinj. Në dashuri do jeni romantikë dhe besnikë, por edhe spontanë dhe zbavitës. Partneri/ja juaj do vlerësojë entuziazmin dhe gjallërinë që keni, ndërsa nëse jeni single mund të përjetoni një dashuri me shikim të parë që do ju bëjë të ëndërroni.
Në punë do jeni të shkëlqyer, por edhe të ndershëm e besnikë. Do keni shumë ide për të realizuar dhe për të ndarë me kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj.
Shëndeti do jetë i mirë dhe do karakterizoheni nga energjia. Mund të praktikoni ndonjë sport, të udhëtoni apo të përjetoni ndonjë eksperiencë jashtë monotonisë. Sot është dita juaj.
Lini një Përgjigje