
Që pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejllin e kemi parë me shumë projekte, por ende në asnjë kompeticion muzikor.
Teksa ka postuar një cover të këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, Luizi ka kthyer përgjigje personave që janë kuriozë se përse nuk po merr pjesë në festivale.
Luizi shkruan se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ushqehen dhe mbajnë familjet nga puna që bëjnë, e për këtë shkak, në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga masa.
“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe t’i bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh ‘Të ka lali shpirt’, apo ‘Sarile’ etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!
Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.
Me këtë rast, Luizi ka justifikuar edhe cilësinë e dobët të këngëve që nga nxjerrë së fundmi. Në fund të fundit, nuk e ka fajin Luizi, këto lloj këngësh do ky popull!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje