TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Tetor 2024, 11:14

“Ai e çoi drejt vdekjes”, mjeku i yllit të ‘Friends’ i dha drogë aktorit derisa humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

“Ai e çoi drejt vdekjes”, mjeku i yllit të

Mjeku Mark Chavez, i akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry, është deklaruar fajtor për akuzën e komplotit për shpërndarjen e drogës ketamine.

Chavez u shfaq në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën për të pranuar fajin e tij. Ai mund të përballet me 10 vjet burg, raporton SkyNews.

Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, në moshën 54 vjeçare, më 28 tetor të vitit të kaluar. Aktori po merrte ketaminë gjashtë deri në tetë herë në ditë para se të vdiste, sipas dokumenteve të gjykatës.

Avokati i Chavez, Matthew Binninger, tha pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë në gusht se ai është “tepër i penduar” dhe “po përpiqet të bëjë gjithçka që ka mundësi për të korrigjuar gabimin”.

Pesë persona, përfshirë Chavez, janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Perry.

mjeku matthew perry droge

Lini një Përgjigje