TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Tetor 2024, 21:49

“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, këngëtarja shqiptare shfaqet krah nënës së futbollistit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, këngëtarja

Këngëtarja shqiptare, Loredana, prej një kohe të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adejemi.

Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.

Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” krahas mamasë së partnerit. Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Adejemit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.

Të dyja shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Sëlltik, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

"Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur", ka shkruar Loredana pasi Adejemi shënoi tripletë.

“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, këngëtarja

loredana këngëtarja shqiptare karim adejemi

Lini një Përgjigje