
Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media lidhur me skandalin e P.Diddy. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë. Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.
Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed, të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me ‘Rolling Stones’. Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi.” Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sia-s nëpër rrjete sociale të tilla si:
“Ndoshta duhet të kishim dëgjuar më nga afër,” tha një përdorues.
“Frika në zërin e saj…” tha një përdorues tjetër.
“Ajo thjesht po përpiqej të mbijetonte,” shkroi një tjetër.
“Është në rregull mama … ajo do të jetë prapa hekurave së shpejti,” tha në mënyrë pozitive një tjetër.

OH MY GOD BEYONCÉ KIDNAPPED SIA #SaveSia pic.twitter.com/OG3erOSPgN
— Julian ???? (@jujuondembeatz) August 1, 2016
Lini një Përgjigje