TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Tetor 2024, 10:32

Drejtuesit e rinj risjellin moderatorët e vjetër në emisionin e mëngjesit në RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Drejtuesit e rinj risjellin moderatorët e vjetër në emisionin e

Sërish ndryshime në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar.

Florian Agalliu dhe Matilda Mçini do të rikthehen në drejtimin e programit. Mësohet se pas disa ndryshimeve brenda vitit të fundit, drejtuesit e rinj kanë vendosur rikthimin e tyre sërish në këtë program.

Së fundmi programi drejtohej nga Krisa Çaushi dhe Ardit Murataj. Ata zëvendësuan në këtë pozicion Ermal Qorin dhe Valbona Mhillin, të cilët u pushuan nga puna.

Ndërkohë kujtojmë se Krisa Çaushi drejton një tjetër program në RTSH, “Stacioni Rozë”. Ndërsa, Ardit Murataj ka disa vite eksperiencë në ekran, me një start në Top Channel bashkë me Kiara Titon dhe Liesa Haxhiasllanin në programin rinor, Top Select.

 

rtsh drejtuesit e rinj moderatoret e mengjesit

Lini një Përgjigje