TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2025, 10:48

Lufta e bashkëshortes me tumorin dhe beteja me narkotikët; Kelly prej publikun me historinë e trishtë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta e bashkëshortes me tumorin dhe beteja me narkotikët; Kelly prej

Kelly ka rrëfyer në Big Brother, në dhomën e rrëfimit, luftën e bashkëshortes me kancerin, por edhe sakrificat e tij dhe djalit të vogël në përballimin e një situate të tillë.

I përlotur ka treguar luftën që kanë bërë bashkëshortja dhe ai ndaj sëmundjes, ndërsa djali i vogël priste në shtëpi, pa ditur se çfarë po ndodhte. Gjithashtu këngëtari zbuloi edhe vuajtjet që ka kaluar pasi u bë konsumator i drogës dhe alkoolit.

“Alkooli ishte i pashmangshëm, kalova dy vite duke u bërë konsumator dhe i alkoolit dhe i drogës. Vjen një pikë ku duhet të zgjedhësh ta duash apo ta shkatërrosh jetën. E pashë veten që ishte një moment që kisha nevojë për trajtim. U bë gati 7 vite që skam pirë më. Ua jap si mesazh të gjithëve që të fokusohen të gjërat që kanë vlerë, te familja”, tha ai.

Gjatë Prime-t të mbrëmshëm, këngëtari u surprizua nga bashkëshortja dhe djali, i cili kishte datëlindjen. Vogëlushi, nuk deshi të ndahej nga i ati dhe nuk pushonte së qari, duke prekur gjithë publikun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

kelly narkotike bashkeshortja

Lini një Përgjigje