
Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi në rrjet ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e realizuar para shumë vitesh, e cila shpjegon një ‘sherr’ që supozohet se ka ndodhur mes dyshes.
“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet se si ka rrahur Rovena Stefën. Plus asaj, e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.
Ngjarja mes dy artisteve mendohet se ka ndodhur vite më parë. Aktualisht dyshja e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet e tyre sociale.

Lini një Përgjigje