TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2025, 15:41

“Ti po kopjon lojën time”, Amber i kthehet Vserlos

Shkruar nga Pamfleti

“Ti po kopjon lojën time”, Amber i kthehet Vserlos

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderator në Big Brother Radio, ku zhvilluan intervista 60-minutëshe.

Në pjesën e parë me moderatorë Amberin dhe Jozin me të ftuar Loredanën dhe Vserlon kanë nisur menjëherë diskutimet dhe ngacmimet e tyre.

Vserlo ka komentuar se sa ndryshon formati në momentin që e sheh nga jashtë dhe kur është bërë pjesë e këtij rrugëtimi.

Kjo gjëja nuk bëhet dhe për këtë arsye jam konsideruar me luhatje humori, bipolar… sepse banorët këtu nuk e kuptojnë faktin se mund të pëlqejnë diçka nga ky banor sot, por mund të bëjë dhe diçka që s’më pëlqen.

Sigurisht që Amber nuk ka nguruar për të thumbuar banorin duke i shprehur se në momentin që Vserlo ka hyrë në shtëpi ajo e ka ndjekur nga jashtë dhe ka vënë re që ai ka sulmuar ata banorë që ajo ka qenë kundra, dhe ka qëndruar pranë me ata që Amberi ka patur shoqëri. Pra duke nënkuptuar që ai ka vazhduar lojën e saj.

Unë e kam jashtë ditën shumë të ngarkuar, të ngjeshur, puna 8 orarshe që bëj gjatë ditës. Unë jashtë kësaj shtëpie nuk kam kohë të marr frymë, Prime-t i kam parë… Me lojën që ti ke bërë para se ti të dilje, unë nuk kam qenë dakord.

Gjatë bisedës, Vserlo ka përmendur se dy banoret të cilat i falin momente të bukura dhe të qeshura janë Danja dhe Loredana.

amber vserlo

Lini një Përgjigje