
Lideri i shtëpisë së Big Brother do zgjidhej sot nga banorët dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin.
“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.
Menjëherë banorët nisën duke dhënë emrin që ata dëshironin të kishin si lider dhe donin që t’i jepnin rolin e rëndësishëm që ka, të cilin ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.
Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo u shpreh se ‘me avantazhin do i vë flakën’.
Lini një Përgjigje