‘Vajza e popullit’ ka bërë një telefonatë në TCH për të hequr komentet e të njëjtit popull nga i cili rrjedh dhe tek i cili ajo thotë se i ka shumë të thella rrënjët.
Elvana Gjata ishte e ftuar në “Top Albania Radio” dhe më shumë se për çdo gjë, foli për lajmet që qarkullojnë për të, se pasurinë e ka vënë ‘pak’ në mënyrë të pandershme.
Përveç përgjimeve që dolën nga aplikacionet SKY dhe Encrochat, ku emri i këngëtares përmendej për të kaluar paratë e drogës në llogarinë e saj, Elvana u përfol edhe për trafik prostitucioni me biznesmenin Kristian Boçi dhe konsullin e nderit të Qipros në Shqipëri, Vladimir Avrami.
Sipas saj, Elva është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet, ku shumica kanë qenë të sajuara për të ulur figurën e saj. “Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe.”
Që ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’ dihet, por për t’ia kujtuar këngëtares, që të sqarohet mirë me veten se kjo çështje nuk është më ‘thashethem portalesh’, por ka vajtur në SPAK e më tej.
E meqë do t’i ngjajë shumë Jennifer Lopez, përdori edhe shprehjen e saj “Jam vajzë nga populli”, njësoj si JLo kur këndoi “Jenny from the block”.
Por ja që vajza e popullit ka bërë një telefonatë në TCH për të hequr komentet e të njëjtit popull nga i cili rrjedh dhe tek i cili ajo thotë se i ka shumë të thella rrënjët.
Pse vallë? Normalisht ‘vajza e popullit’ do gjente mbështetje nga publiku dhe madje do dilte ndonjë dëshmitar (nga ata me adresa false) që do mbështeste fort përgjigjet e Elvanës, por kjo nuk ndodhi. Komentet u lejuan fillimisht, mbase me shpresën që askush nuk do e krahasonte me Beyonce në skandalin e P.Diddy. Më pas, kur mori ‘ferra uratën’, u hoqën edhe komentet. Por Populli nuk ndenji urtë, rrjeti ‘shpërtheu’ në TikTok, ku nuk mbeti njeri pa shkruar dhe çuditërisht të gjithë ishin me mendimin se….lajmet për të nuk ishin aspak gënjeshtra. /Pamfleti

@alb.funny.official ???? #fyp #foryou #foryoupage #elvana #elvanagjata #albania #albanian ♬ original sound - Alb.official
Lini një Përgjigje