
Melisa Lleshi sapo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Shumë Kohë”, e cila ka tërhequr vëmendje jo vetëm si këngë, por edhe për videoklipin provokues.
Në videoklip, Melisa ka zgjedhur të bëjë disa provokime të nxehta, duke vendosur në qendër të vëmendjes format e saj trupore, me fokus të veçantë tek të pasmet.
Por jo vetëm kaq, kënga u mor nga ndjekësit si një përgjigje ndaj Andi Shehut, ish-i dashuri i saj, i cili organizoi ceremoninë e fejesës me partneren e tij të re, Enki. Kjo, pasi kënga e re e Elisës ka në tekstin e saj fraza të tipit: Hala më don, më telefono…
Menjëherë rrjeti ka nisur nga aludimet dhe komentet e tipit: ‘Kush mendon se kjo këngë është një diss për Andin’, nuk munguan.
Kujtojmë që Andi Shehu dhe Melisa Lleshi kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Lini një Përgjigje