Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie!
Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën.
Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon me atë të Xhonatanit.

Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur.
Tek ‘Pamfleti’ mbërriti një foto e të dyve, dhe të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti është parë duke u puthur dhe përqafuar.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre.
Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.
Lini një Përgjigje