TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2025, 09:29

Laerti puth në buzë Gjestin: Ka turp, se është e vogël

Shkruar nga Pamfleti

Laerti puth në buzë Gjestin: Ka turp, se është e vogël

Pasditen e djeshme shtëpia e Big Brother ka patur totalisht një atmosferë ndryshe.

Çdo gjë ndryshoi nga shpërblimi që iu dha Rozanës për sfidën e “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do t’i bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj.

Për rrjedhojë artistja zgjodhi që të vendoste që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë.

Mirëpo ndryshimi i befasishëm i banorëve në veshje, sjellje dhe stil femrash, ka shkaktuar të qeshura nëpër shtëpi.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Banorët u vendosën për të zhvilluar një sfilatë si dhe për të dhënë “intervista” kur papritmas Laerti dhe Gjesti shkëmbyen një puthje në buzë. Teksa Gjesti u largua pak, Laerti thotë”

“Ka turp se është e vogël”

Ky veprim sa gazmor aq dhe shokues u pasua me brohorima dhe të qeshura nga pjesa tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

laerti gjesti puthja

Lini një Përgjigje