
Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit të njohur Unikatil, ka ndarë detaje nga vdekja e vëllait të këtij të fundit, Mentor Palokajt, i cili u gjet i pajetë më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.
Përmes një postimi në Facebook, Lorenci ka treguar shkaqet që sipas tij, mund të kenë çuar të afërmin e tij drejt vdekjes. Ai pohoi se kishte qenë pranë Mentorit në tre javët e fundit dhe se i ndjeri i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz”, shkruan ai.
Siç pretendon Lorenci, vdekja e tij në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore. Ai shkruan se Mentor Paplokaj ka bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën.
“I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate”, shkruan këushëriri i të nderit.
Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza, pretendime të cilat qarkulluan në media.
“Unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them”, theksoi ai mes tjerash.
Po ashtu, ai shrehet se ditët e fundit që kishte qëndrua me të, kishte vënë re se Mentori e shihte sikur po e shihte për herë të fundit.
“Mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje