TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2025, 09:18

“Kisha probleme të shëndetit mendor”, Lady Gaga rrëfen pse u shkëput nga skena një periudhë kohe

Shkruar nga Pamfleti

“Kisha probleme të shëndetit mendor”, Lady Gaga

E famshmja Lady Gaga ka zbuluar më shumë për jetën e saj duke folur në një podcast të New York Times.

Këngëtarja ka folur për betejën e saj me shëndetin mendor, duke treguar se pesë vite më parë përjetoi një gjendje të rëndë që e bëri të “humbiste kontaktin me realitetin.” Ka qenë kjo një nga arsyet që e shtyu të bënte një pauzë të gjatë nga muzika, përpara publikimit të albumit të saj të fundit Mayhem.

Aktorja theksoi se procesi i shërimit ishte i gjatë dhe kërkonte përkushtim, ndërsa një mbështetje e madhe për të ishte i fejuari i saj, Michael Polansky. Ajo gjithashtu foli për sfidën e balancimit mes personalitetit të saj skenik dhe jetës private, duke pranuar se kjo përbënte një konflikt të brendshëm të vazhdueshëm.

“Dua të mendoj se jam një person i mirë, por ka një egërsi, një ashpërsi dhe një intensitet në mua që e shpreh në skenë. Kështu që më duhej të mësoja se si t’i mbaja në ekuilibër këto dy anë të vetes.”-shpjegoi artistja

lady gaga shendeti mendor

Lini një Përgjigje