TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Maj 2025, 15:16

Laert Vasili flet për Luiz Ejllin: Bravo, çun king!

Shkruar nga Pamfleti

Laert Vasili flet për Luiz Ejllin: Bravo, çun king!

Aktori Laert Vasili, ish-finalisti i Big Brother VIP 4, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në një Big Brother “All Stars”.

Gjatë bisedës në studio, Laerti foli edhe për një bisedë me këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin.

“Luizi më kontaktoi pardje edhe kur e kam parë gjatë bisedës që patëm ishte shumë çun king, bravo. Nuk e prisja, se nuk njihemi, njihemi nga larg. Bravo i qoftë!”, tha Laerti.

Me siguri këngëtari e ka kontaktuar për ta bërë pjesë të filmit, ku do të luajë krah Kiarës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë.

luiz ejlli laert vasili

Lini një Përgjigje