TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Maj 2025, 14:54

Nuk ka qenë rastësi, çfarë fshihet pas takimit të Feros dhe Dafinës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka qenë rastësi, çfarë fshihet pas takimit të

Pak ditë më parë Fero u shfaq në krah të Dafinës, këngëtares që aktualisht është në pritje të ëmbël, pas martesës me Kreshnik Gjergjin. Fillimisht, fotografia e publikuar u interpretua si një takim i rastësishëm, por kush i njeh mirë prapaskenat, e dinte që nuk ishte thjesht kaq.

Në fakt, gjithçka ishte shumë më e menduar se kaq.

Takimi i fundit i Feros me Arianin, vëllain e Kreshnikut dhe kunatin e Dafinës në jug të Shqipërisë, është shenja e qartë që projekti muzikor mes Dafinës dhe Feros po vjen.

Dhe jo vetëm që po vjen, por ka nisur të marrë formë konkrete.

Burime për Prive konfirmojnë se dyshja janë në përgatitjet e fundit për një bashkëpunim muzikor.

Kënga pritet ‘të shpërthejë’ këtë verë. A do të jetë një këngë që flet për dashuri, rebelim, apo ndoshta një rikthim me mesazh për industrinë?

Nuk ka qenë rastësi, çfarë fshihet pas takimit të

fero dhe dafina takim

Lini një Përgjigje