TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2024, 13:03

“Kur nuk keni çfarë të bëni, vini këtu”, Rovena Stefa i kthehet Drenusha Latifit: Unë paguaj taksa për këtë vend, ti ike në Suedi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kur nuk keni çfarë të bëni, vini këtu”,

Në Big Brother Vip Kosova3 ka plasur debati mes Rovena Stefës dhe Drenusha Latifit, pasi kjo e fundit i ka thënë këngëtares nga Fieri se ‘Ju vini në Kosovë, kur nuk keni çfarë të bëni më në Shqipëri.’

Fillimisht nga Rovena u kuptua sikur po i thoshte: ‘Shkoni nga keni ardhur’, duke nënkuptuar shqiptarët e Shqipërisë, por më pas këngëtarja i shkoi deri në fund argumentit:

Rovena: Nuk është vendi për të thënë unë se çfarë kam dhënë unë për Kosovën e çfarë ke dhënë ti. Pse, çfarë ke dhënë ti për shembull? Ça ke dhënë ti, e di Kosova krejt dhe e dimë të gjithë

Drenusha: Ty duhet të të bëjnë një bust për kontributin që ke dhënë.

Rovena: S’ka nevojë për bust. E di populli çfarë kam bërë për të, populli shqiptar, krejt. Nëse e pate që të më çosh mua andej nga kam ardhur, unë jetoj dhe punoj në këtë vend. Ti jeton në Suedi. Ti e ke lënë këtë vend, unë jetoj këtu. Jetoj, paguaj taksa, tatime, si të gjithë. Nëse ti më quan mua ‘të ardhur’, është gabim se jemi të gjithë shqiptarë dhe ishte e shëmtuar ajo që the ‘shko nga ke ardhur’.

Drenusha: Nuk thashë këtë, thashë ‘Kur nuk keni çfarë bëni atje, vini këtu’.

Rovena: Epo, atëhere janë dy fyerje: Dmth, shkoni andej nga keni ardhur se nuk keni çfarë të bëni këtu. Shumë e shëmtuar, po lëre tani. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

drenusha latifi rovena stefa bbvk3

Lini një Përgjigje