
Jozi Marku, ish-banori i Big Brother, ka dashur t’i dalë në mbrojtje partneres së tij, Loredana, me anë të një postimi në Insta Story. Me një foto nga palestra, gjysmë lakuriq, Jozi krah hashtagut #melorin, tenton të bëjë edhe një dedikim për të, apo t’i japë një mesazh domethënës (sipas tij) publikut të gjerë.
Duke mos qenë fare i artikuluar, Jozi i gjorë shkruan: “Kur frika e luanit zhduket, hijenat tentojnë të shndërrohen në mbretëresha”
Ky postim, i cili nga ana logjike është ‘zero me xhufkë’ na futi në dilema të mëdha.
Mos ndoshta ka dashur të thotë: ‘Kur frika nga luani zhduket’?, duke nënkuptuar që Luani ishte vetë Jozi dhe tani që ai nuk është më, të tjerat i janë sulur Loredanës?
Aman Jozi, mos nxirr më asnjë fjalë, ose këshillohu me dikë, se rrimë tërë ditën duke të deshifruar dhe prapë kemi dyshime, nëse ia kemi dalë. Tani e justifikojmë veprimin e tij që për babain e Loredanës kishte një këngë për përgjigje. Me fjalët, Jozi nuk e ka ‘mirë punën’ /Pamfleti

Lini një Përgjigje