
Sjellja e Eglit në drejtim të Gjestit, duke ‘shkelur’ edhe mbi dinjitetin e saj, ka ngjallur shumë diskutime në studio të ndryshme televizive, por edhe në rrjet.
Paradoksi qëndron në faktin që vetë Egli ndihej shumë e bezdisur nga kjo lloj sjelljeje kur bëhej nga Xumi, i cili e shfaqi hapur simpatinë për të, ndërkohë ajo po bën të njëjtën gjë me Gjestin.
Së fundmi është ngritur pikëpyetja e radhës: po familjarët e Eglit çfarë mendojnë për sjelljen e saj brenda mureve të shtëpisë së famshme?
Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila para një viti ishte vetë pjesë e këtij spektakli, ka dhënë një mendim të sajin, i cili është pasuar nga reagime të shumta.
“Mua më bën përshtypje se në asnjë studio televizive nuk kam parë të afërmit e Eglit të flasin për lojën e saj. Dhe kjo tregon në heshtje që familjarët e saj nuk janë dakord me këtë Egli që po shohin në Big Brother.” – është shprehur Xheladinaj.
Ishte kjo deklaratë që nxiti diskutime mes opinionistëve dhe ndjekësve të spektaklit.
Ndërkohë, Ronaldo Sharka ka bërë një koment të drejtpërdrejtë për dinamikën e saj në raport me Gjestin: “Sa më shumë i thotë Gjesti ‘largohu’, aq më shumë afrohet.”
Nga ana tjetër, Shqipe Hysenaj shtoi: “Egli krenari nuk ka. E ka shkelur”.
Lini një Përgjigje