
Luana Vjollca, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.
Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh, gjithmonë do të më kërkosh.”
Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e të shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”.
“Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër,” u shpreh ajo.
Deklarata e plotë e moderatores:
Meqenëse fola për lulet dhe se veten dhe vajzat e tjera i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten. Mua njëherë të më provosh gjithë jetën do më kërkosh. E kam fjalën për mua si moderator, se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër.
Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë lajmi se Luana ishte ndarë nga i dashuri i saj biznesmen mori dhenë. Këtë e konfirmoi edhe vetë moderatorja teksa publikoi një këngë të cilën ja dedikonte dashurisë së saj të lënë në mes.
Edhe pse nuk dihet kush i dha fund romancës së tyre, aludohet se kjo deklaratë e saj mund të ketë qenë një thumb për ish partnerin.
Kujtojmë që pas lajmit për ndarjen nga i dashuri, Luana iu rikthye muzikës me këngë të reja. Dhe po të në njëjtën kohë, ajo vendosi të rikthehej edhe në skenë, këtë herë në netët e muzikës, ku kryesisht ka qenë në kryeqytet.
Ndoshta mes Luanës dhe Krenarit nuk ka një ndarje, por një kontratë biznesi për të rritur jo vetëm audiencën, por edhe të ardhurat. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram, një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës.
Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik.
Ndërkohë, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë vetëm disa momente të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik të Instagramit, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi.
Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Një gjest ky i bërë disa herë prej dyshes, duke shtyrë shumë të mendojnë se në fakt, gjithçka është një lojë për publikun sesa një krizë që çifti po kalon.
Lini një Përgjigje