TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Prill 2025, 12:10

Xheneta ka një lojtar të preferuar në Big Brother dhe nuk është Gjesti

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta ka një lojtar të preferuar në Big Brother dhe nuk

Xheneta Fetahu vazhdon që të komentojë lojën e Gjestit në “Big Brother VIP 4”. Një ditë më parë, e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “E Diell”, ajo deklaroi me bindje se kundërshtari i vetëm i këngëtarit është pikërisht ajo.

“Kundërshtari i vetëm i tij është Xheneta. Unë ia tregova që nga Kosova kush është më i fortë, prandaj ai doli para meje”, tha ish-partnerja e Gjestit.

Ndërkohë e pyetur për pritshmëritë rreth finales, ajo parashikoi fitoren e Gjestit, por shprehu një tjetër preferencë personale.

“E fiton Gjesti, por unë dua të fitojë Rozana Radi”.

Kujtojmë se Xheneta ka folur hapur në media për raportin e saj me Gjestin, që nga fillimi i pjesëmarrjes në Big Brother.

Nga ana tjetër, këngëtari e ka akuzuar publikisht për mënyrën se si ka ndikuar dinamika e tyre në lojën brenda formatit të shkuar.

xheneta fituesi bbva4

Lini një Përgjigje