Kristi është zgjedhur lider i shtëpisë, duke përfituar si avantazh mundësinë për të zëvendësuar një banor të shtëpisë me një prej atyre që ndodheshin në “shpellë”.
Ai vendosi të shkëmbejë Mirin me Gimbon, duke e larguar këtë të fundit nga qëndrimi pranë Selin. Vendimi solli reagime emocionale, veçanërisht mes dy banorëve që tashmë ndodhen në ambiente të ndara.
Në orët e para të mëngjesit, Gimbo dhe Selin komunikuan përmes derës që lidh shtëpinë me “shpellën”, ku shkëmbyen fjalë dhe gjeste afeksioni në distancë.
Gjatë bisedës, Selin e pyeti nëse ndihej keq, ndërsa Gimbo u përgjigj se ndihej i prekur “në gjithçka”. Të dy vijuan me batuta dhe fjalë përkujdesëse ndaj njëri-tjetrit, teksa Selin i kërkoi atij të kishte kujdes me fjalët dhe të mos e tepronte.
Zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë në dinamikat mes banorëve në ditët në vijim.
Pjesë nga biseda:
Selin: A the ndihem keq?
Gimbo: Po.
Selin: Në çfarë aspekti?
Gimbo: Gjithçka. Hajde të të puth. Vajza ime e vogël. Kujdes mos vret gishtat.
Selin: Jo, nuk i vras.
Gimbo: A je mirë tani?
Selin: Po përpiqem.
Gimbo: Mos mendo, mos mendo, mos mendo.
Selin: Do mendoj, do mendoj, do mendoj.
Gimbo: Unë kam menduar boll edhe për ty.
Selin: Ti ke menduar, por Gimbo kujdes. Mos e tepro.
Gimbo: Me çfarë?
Selin: Me fjalët…
Lini një Përgjigje