TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shkurt 2023, 08:48

Kristi deklaroi se ishte ndarë nga Zaza para se të hynte në BBV, modelja tregon mesazhet

Shkruar nga Pamfleti

Kristi deklaroi se ishte ndarë nga Zaza para se të hynte në BBV,

Romanca e Krist Aliajt me modelen e huaj Zaza Stumpon, po kthehet në një telenovelë. Zaza reagoi pas publikimit të lajmit e mesazheve të shumta që mori nga njerëz të ndryshëm, duke pranuar se nuk është ndjerë mirë por vlerësonte mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Krist Aliaj deklaroi se ishte ndarë nga e dashura, Zaza.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga modelja, e cila ka publikuar bisedën e tyre të fundit, para se Kristi të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Nga biseda, dyshja nuk duken të ndarë, madje është një bisedë me shprehje ndjenjash.

“Zemra ime e do zemrën tënde. Të dua zemërush”, i ka thënë Zaza.

“Nuk e di çfarë të them më. Të dua. Do doja të të përqafoja”, i është përgjigjur Kristi.

Zaza shkruan se biseda është bërë më 24 dhjetor, pra pak orë para nisjes së BBV.

Më pas ajo ka postuar një tjetër story e cila u fshi në pak minuta:

“Ushqeje një gjarpër. Duaje një gjarpër, respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi, gjarpri të kafshon”

E gjithë kjo bie në kundërshtim me fjalët e Kristit. Ai tha se i ka dhënë fund lidhjes para se të futej në Big Brother VIP dhe se i pëlqen shumë Keisi.

“E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruar një letër për të dashurit tanë, e lashë bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Janë gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që m’u krijua kur pashë Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën, nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam pasur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situata shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Unë jam prezantuar si një person që vërtetësisht kur i vjen momenti apo kur ndjen që mund të krijojë një gjë, mund ta bëjë. Shpresoj t’ia kem krijuar këtë mendim. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë”

Kristi deklaroi se ishte ndarë nga Zaza para se të hynte në BBV, Kristi deklaroi se ishte ndarë nga Zaza para se të hynte në BBV,

krist aliaj zaza mesazhet

Lini një Përgjigje