Një lidhje telefonike në Fan Club riktheu në vëmendje raportin mes Kristi Lamaj dhe Krusitës, pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania. Krusita ndërhyri live në studio, ku ishte i ftuar Lamaj, me të cilin krijoi afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpi dhe u përfol për një lidhje romantike.
Gjatë bisedës, Lamaj deklaroi se nuk kishte frikë nga refuzimi dhe se nuk kishte synuar të ndërtonte një marrëdhënie për efekt loje brenda formatit.
Krusita pyeti Kristin për gjendjen e tij, duke theksuar se nuk kishin pasur mundësi të komunikonin pas daljes.
Pjesë nga biseda:
Kristi Lamaj: Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë.
Krusita: Desha të pyes Kristin, si është? Nuk kam pasur mundësi të komunikojmë.
Kristi Lamaj: Mirë jam.
Krusita: Unë fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë. Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.
Kristi Lamaj: Patjetër.
Krusita: Mendoj që përjashtimi nuk e fshin fare rrugën që bëre brenda, ishe personazh që ke lënë gjurmët e tua. Përtej gjithçkaje çdo eksperiencë ka një arsye. Jashtë të presin shumë njerëz që të kanë mbështetur.
Lini një Përgjigje