Albano Bogdo komentoi sërish batutën që bëri tre vite më parë për Beatrix Ramosaj në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus, gjatë një interviste në “UëTëFë Show”.
I pyetur nëse do t’i kërkonte falje këngëtares apo priste një ndjesë prej saj, ai deklaroi se u ndje i lehtësuar kur mësoi se nëna e saj fitoi betejën me kancerin dhe theksoi se publiku e kishte keqkuptuar humorin e tij.
“Beatrix-i është një vajzë shumë e mirë, e shkëlqyer. Ka qenë disa herë në emisionet që kam punuar unë, ka qenë 2-3 herë tek ‘Apartamenti’, ka qenë një herë te ‘Klanifornia’ më duket. U gëzova shumë që pashë në Instagram, kishte pasur të ëmën sëmurë, m’u bë zemra mal kur kishte lëvizur atë zilen. Ajo shakaja nuk ishte fare për Beatrix-in, e kanë humbur thelbin njerëzit, ishte një shaka për këngëtarët e rinj që kanë 2-3 vjet në karrierë thonë ‘po iki unë nga muzika tani’. Ishte një shaka për vëllanë e saj.”, tha Bogdo.
Bogdo sqaroi se nuk kishte synuar ta ulte Beatrix-in dhe kujtoi se gjatë kohës kur ajo ishte në “Big Brother VIP Albania 1” e kishte mbrojtur publikisht për lidhjen me Donald Veshajn.
“Në qoftë se është dukur sikur kam bërë punch down (sulmuar/tallur), nuk ka qenë ai qëllimi im, t’i bëj punch down dikujt, sidomos një femre. Sidomos njv femre që nja 2 vjet para se t’i bëja unë këtë punch down gjasme, të gjithë po i bënin punch down, unë po i bëja punch up. Ka pasur një [emision] Olsi Bylyku, kam dalë në një intervistë dhe më pyeti për të njëjtën gjë, atëherë qe në Big Brother Beatrix-i dhe i thashë ‘lëri këto budallallëqe, nëse janë bashkë, janë bashkë’ [me Donaldin].”
Ai theksoi se e vlerëson këngëtaren dhe se kërkimi i faljes vlen në plan njerëzor, jo artistik.
“Unë e kam shumë xhan Beatrix-in po do të dish të vërtetën dhe më është dukur gjithmonë një vajzë shumë premtuese dhe shumë kinge simpatike, shumë e sjellshme. Po i kërkoj unë falje në kuptimin njerëzor, jo në kuptimin…unë s’kam bërë gabim artistik.”
Reagimet nisën pas një episodi ku, teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.
Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.
Lini një Përgjigje