TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Shkurt 2026, 21:33

Kaloi sërish murin, zbulohet pse Kristi u përjashtua nga BBV

Shkruar nga Pamfleti
Kaloi sërish murin, zbulohet pse Kristi u përjashtua nga BBV
Momenti kur Kristi kalon murin

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania.

Ish-banori kaloi sërish murin rrethues të shtëpisë.

Rreth një javë më parë, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother për Kristin, i cili tentoi të largohej vetë përmes murit. Gjatë prime u hap një televotim, ku publiku vendosi ta rikthejë sërish Kristin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ishte tentativa e dytë e arratisjes së Kristit.

Ai u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se përse zgjodhi të dilte nga muri rrethues dhe jo nga dera. Kësaj pyetje, Kristi Lamaj u përgjigj duke thënë se ishte momenti.

Ishte momenti i tillë. Jam falënderues, i bekuar që e kam përjetuar këtë eksperiencë magjike. Të gjithë që janë brenda do dalin të fituar. Unë kam fituar, kam fituar publikun, gjënë më me vlerë, jam aq i ngopur, i lumtur i kënaqur. Jam i përulur për këtë mundësi. Nuk e humbur Kristi shtëpinë dhe as shtëpia Kristin”, u shpreh Kristi.

 

 

kristi muri bbv

Lini një Përgjigje