Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Kristi Lamaj, komentoi përjashtimin e tij nga formati gjatë një interviste në Fan Club, pas daljes nga muri i shtëpisë.
Lamaj deklaroi se veprimi i tij përbënte të vetmen mënyrë për të dalë i pastër nga loja që, sipas tij, kishte marrë një drejtim që nuk i pëlqente.
“Shtëpinë magjike, kushte të jashtëzakonshme dhe ishte një nga ato momente të jashtëzakonshme. Mendoj që është cikël jetësor edhe ajo që ndodh në BBV. Nuk mendoja se kishte një ndasi, të jetuarit aty dhe mënyra se si do të luaje ishte pa ndarje”, u shpreh ai.
Ai shtoi se e përjetoi eksperiencën në maksimum dhe e krahasoi rrugëtimin e tij me një proces të plotë.
“Unë dhash jetën aty, ka një lindje dhe një vdekje. Në përfundim shpresoj që të mbahen mend. Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori”, deklaroi Lamaj.
Kristi Lamaj u përjashtua nga programi pas daljes nga muri i shtëpisë, veprim që përbën shkelje të rregullores së formatit.
Lini një Përgjigje