TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Dhjetor 2025, 14:18

Klodi, ti je?! Publikohet fotoja e dikurshme e banorit të Big Brother Kosova dhe ndryshimi është drastik

Shkruar nga Pamfleti
Klodi, ti je?! Publikohet fotoja e dikurshme e banorit të Big Brother
Klodi, ti je?! Publikohet fotoja e dikurshme e banorit të Big Brother Kosova dhe ndryshimi është drastik

Klodi është një ndër banorët e Big Brother Kosova, i cili nuk e ka për herë të parë pjesmarrjen në një shfaqje reality. Më herët ai ka qenë në ‘Too hot to handel’, e madje i lidhur me një bukuroshe italiane. Ndërsa tani e shohim shumë të dhënë pas Londrimit dhe publiku i gjerë ka nisur të ‘eksplorojë’ pak të kaluarën e tij.

Disa imazhe të rralla po bëjnë xhiron e rrjetit në platformën TikTok, duke treguar se si dukej banori para shumë vitesh, shumë kohë përpara se të bëhej pjesë e ekranit.

Në videot që po marrin mijëra shikime, Klodi shfaqet pothuajse tjetër person. Me një stil krejt tjetër flokësh dhe tipare shumë më djaloshare, ndryshimi është aq i madh saqë shumë ndjekës kanë mbetur të habitur.  

Reagimet e shumta ishin me pyetjen: “A është vërtet ky Klodi?”  Komentet kanë qenë të pafundme, ku shumë fansa pyesin nëse do ta njihnin po ta shihnin në rrugë me atë pamje.

Këto pamje kanë shtuar akoma më shumë kureshtjen e publikut për jetën e Klodit jashtë shtëpisë. Ndërsa ai fokusohet te loja dhe dinamikat brenda shtëpisë, jashtë po zbulohet një anë tjetër e tij që tregon se koha dhe disiplina kanë bërë mrekulli në pamjen e tij të jashtme.

Klodi, ti je?! Publikohet fotoja e dikurshme e banorit të Big Brother

klodi bbvk para dhe pas

Lini një Përgjigje