TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Dhjetor 2025, 13:21

‘Ndriti’ pjesmarrjen e saj, Egli Tako ‘jep mend’ për banorët e edicionit të pestë të BBVA

Shkruar nga Pamfleti
‘Ndriti’ pjesmarrjen e saj, Egli Tako ‘jep mend’
‘Ndriti’ pjesmarrjen e saj, Egli Tako ‘jep mend’ për banorët e edicionit të pestë të BBVA

Egli Tako, duke qenë se ‘ndriti’ edicionin e saj të Big Brother, ka vendosur të japë këshilla për banorët e edicionit të pestë.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku “nuk ndezi” dot romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat, sipas saj, kuptohet!
Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen,” u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale. “Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

egli tako keshilla bbva5

Lini një Përgjigje