
Enca Haxhia, publikoi bashkëpunimin e saj më të ri. Ajo ka bashkuar forcat për herë të dytë me Muharrem Ahmetin, për të sjellë një këngë të titulluar “Albanian”.
Kënga është e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, ndërsa muzika nga Fatjon Myftari. Klipi i këngës, ashtu si edhe kënga, është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në Arenën Kombëtare.
E nëse nuk e kishit parë, pjesë e klipit të saj është edhe partneri i saj, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip shihet duke luajtur në daulle.
Kujtojmë se dyshja prej disa kohësh e kanë bërë publike lidhjen e tyre, e madje nuk ngurojnë që të ndajnë edhe momente romantike në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje