TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Gusht 2023, 17:51

“Kam zgjedhur ta fal dhe të hesht”, Egli flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi

Shkruar nga Pamfleti

“Kam zgjedhur ta fal dhe të hesht”, Egli flet për

Prej disa javësh ndarja e aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe Egli Takos ka zënë një vend kryesor në median rozë. E ndërsa Olsi konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i munojnë njëri-tjetrit, Egli ka folur me ndjekësit për herë të parë për këtë temë, mbrëmjen e djeshme.

“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë. Por teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, këngëtarja ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

Lind pyetja, për çfarë po e fal Egli-Olsin dhe për çfarë ka zgjedhur ajo të hesht?

“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli e cila më tej thotë se nuk është e dashuruara.

Lini një Përgjigje