TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Shkurt 2026, 14:17

“Kam arsye shumë të fortë të rri këtu”, Miri nuk përmban dot më ndjenjat ndaj nga Selin?

Shkruar nga Pamfleti

“Kam arsye shumë të fortë të rri këtu”,

Armir Shahini, i njohur si Miri, u shfaq i emocionuar gjatë një bisede me bashkëbanorin e tij, Alesio, duke treguar vendosmërinë për ta çuar deri në fund eksperiencën në shtëpinë më të famshme në vend.

“I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre?” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ka një motiv të fortë për të vazhduar.

Më tej, Miri shtoi: “Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu.”

Kjo na bën të mendojmë se deklarata e Mirit ka lidhje me Selinën. Edhe pse Miri ka deklaruar publikisht se nuk ka ndjenja romantike dhe e sheh atë si një figurë të afërt familjare, dinamika mes tyre ka ngjallur dyshime të shumta.

Momente afrimiteti, mbështetje e vazhdueshme dhe emocionet e shfaqura nga ana e tij kanë bërë që një pjesë e publikut të besojë se ndjenjat mund të jenë më të thella sesa ai pranon. Pikërisht kjo mund të jetë “arsyeja e fortë” që ai përmendi – një ndjenjë e lindur brenda shtëpisë, që po e mban në lojë më shumë se sa çmimi i madh.

Qëndrimi i Mirit duket se nuk lidhet vetëm me garën, por edhe me një përjetim personal që ka evoluar gjatë këtij rrugëtimi. Nëse bëhet fjalë për dashuri apo thjesht për një lidhje të fortë emocionale, kjo mbetet për t’u parë.

Publiku tashmë pret me kureshtje të madhe zhvillimet e radhës, ndërsa çdo lëvizje e tij dhe çdo moment me Selinën vazhdon të ndezë debat brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

miri selin ndjenja

Lini një Përgjigje